Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren/ Apeli dënon me 12 vjet burg rojën e shkollës dhe liron me kusht dy të miturit

02/11/2021 13:09

Gjykata e Apelit këtë të martë la në fuqi dënimin me 12 vjet burg për shtetasin Abaz Doga, për përdhunimin e një 15-vjeçarje në Babrru, ndërsa ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim për dy të miturit F.B dhe R.O, duke e shndërruar në shërbim prove me kusht që të mos kryhet asnjë vepër penale për katër vite.

Doga u shpall fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul nga 18 në 12 vite burg.

Po ashtu është lënë në fuqi vendimi për dënimin me 7 vite e 4 muaj burg për Klajdi Pocin, ndërsa për dy të miturit e marrë të pandehur për këtë dosje është urdhëruar pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryejnë vepër tjetër penale.

Më 30 maj 2020, policia arreston në Tiranë, 4 shtetas me akuzën e marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitur.

Prej kohësh, e mitura e mbante sekret përdhunimin dhe shantazhin derisa vendosi të bëjë kallëzim, teksa Policia arrestoi Abaz Dogën, por duke zbuluar më pas edhe 3 të rinjtë bashkëpunëtorë.

Referuar materialit hetimor nga ana e Prokurorisë, mësohet se Abaz Doga abuzonte me të miturën që kur ishte rojë shkolle, aty ku studionte edhe vajza e më pas e përndiqte, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar, duke i regjistruar edhe video intime për shantazh.

Përmes shantazhit dhe nën kërcënimin se do të shpërndanin videon intime, shtetasit K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën. Që të katërt përfunduan në pranga.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 521 datë 02.11.2021 vendosi:

  • Lënien në fuqi të vendimit nr.31, date 13.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përsa i përket të pandehurit A.D dhe të miturve në konflikt me ligjin F.B dhe R.O, duke e ndryshuar atë vetëm në lidhje me ekzekutimin e dënimit me burgim për të miturit në konflikt me ligjin F.B dhe R.O. .
    -Ne aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin F.B, për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale.
    -Ne aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin R.O, për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryeje vëper tjetër penale.
  • Mospranimin e ankimeve të mbrojtësit dhe të të pandehurit K.P si dhe të viktimës S.Th

Si ndodhi ngjarja?

Roja i shkollës, Abaz Doga, 65-vjeç, përdhunoi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, 15-vjeçaren.

Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato.

Pamjet përfunduan në duart e tre të rinjve që ndoqën të njëjtën skemë si Doga.

Pas publikimit të rastit 65-vjeçari u arrestua nga Policia. Për këtë ngjarje të rëndë, mësuesit dhe drejtori i shkollës “mblodhën supet”, pasi deklaruan se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë.

Madje më e rëndë u bë situata, sepse Abaz Doga pas shkarkimit nga shkolla “Azem Hajdari”, filloi punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA