Atentati ndaj  ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi, një ditë më parë në Laç vijon të mbetet pa autor.

Përgjatë 24 orëve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni rreth krimit, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Persona të armatosur ekzekutuan të hënën 60-vjeçarin Xhelal Reçi,  ndërsa më herët në shtator të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirë organizuar.

Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën pas.

Tre plumba qëlluan mbi makinën që udhëtonte Besnik Reçi, por për fat të mirë, nuk mbeti i lënduar askush. Besnik Reçi pasi pikasi atentatorët, devijoi me makinë në trotuar dhe i shpëtoi atyre.

Ndjekja nga atentatorët ka zgjatur sërish, derisa Reçi i bëri shenjë policisë dhe ata e morën në mbrojtje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA