Varfëria rrezikon 51 % të shqiptarëve/ Eurostat e rendit Shqipërinë vetëm para Malit të Zi

01/11/2021 19:42

51% e shqiptarëve rrezikohen nga varfëria dhe përjashtimi social. Të dhënat krahasuese nga Eurostat tregojnë se jemi vendi i parë në Europë me këtë nivel të lartë përqindje, ndërsa pas nesh vjen Mali i Zi.

“Unë jam një familje me katër persona, tre nga ne punojnë. Rritja e çmimeve na penalizon, do i ndjejmë vështirësitë sepse kemi kredi dhe probleme me bankat”.

“Unë fatmirësisht nuk jetoj këtu, por njerëzit e mi që jetën e kanë këtu nuk I dalin të ardhurat në muaj. Është turp që unë jetoj dhe punoj në Mal të Zi duke marrë parasysh sa afër jemi. Unë punoj murator dhe atje marr rrogë mesatare 50 euro dita. Këtu nuk i marr dot ka shumë pengesa”.

“Unë jam me kemp marr 91 mijë lekë të vjetra në muaj. Nuk më dalin për ilaçe dhe për ushqime”.

Eurostat raporton se faktorët që ndikojnë varfërinë ose përjashtimin social ndikohen nga tregues të tillë si kushtet e jetesës, fëmijët në ngarkim të kryefamiljarit, niveli i arsimimit të prindërve dhe intensiteti në punë.

Shqipëria po përballet me një valë rritjesh të çmimeve, ndërsa qeveria ka shpallur dhe një krizë energjetike. INSTAT raporton se një familje mesatare në Shqipëri harxhon rreth 32 mijë lekë për ushqime, gati 42% të të ardhurave. Kjo përqindje bëhet më e lartë për familjet që jetojnë me rroga minimale duke shkuar deri në 80% të ardhurave.

Qeveria ka premtuar 6% rritje rrogash për 1/3 të administratës në buxhetin e ri si dhe dyfishim të ndihmës ekonomike, për të përballuar krizën e çmimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA