Pastori Akil Pano ka folur për ngjarjen tronditëse të 6-vjeçares, e cila përfundoi në spital për shkak të dhunës nga babai. Babai i të miturës, Rajmond Kunora dhunoi vajzën në mënyrë makabre duke i rrezikuar edhe jetën.
Mësohet se e mitura ndodhet aktualisht në spital, në kujdesin intensive të mjekëve. Dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me vajzën, por mbetet për tu konfirmuar nga rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.
Në emisionin “Open”, pastori Akil Pano tregoi se në rrjete sociale qarkullonin komente nga më të ndryshmet ndërsa kishte edhe raste kur kërkonin rikthim të dënimeve me vdekje. Sa i përket babait të së miturës, Pano thotë se nuk mund të konsiderohet më i tillë pasi është shndërruar në kafshë.
Akil Pano: Komentet në rrjete sociale kanë qenë “dënime me vdekje duhet të kthehen.” Nuk do ta konsideroja baba një person që ushtron dhunë mbi fëmijën e tij dhe shndërrohet në një kafshë. Kështu do ta shikoja, një person të tjetërsuar. Po të shohim botën e kafshëve, shohim se janë në gjendje të kujdesen për të vegjlit. Dëshira për t’iu rikthyer e bashkëshortes përfundon në një traumë dhe tragjedi të tillë. Do ta shikoja që është dhimbje e tejskajshme, kur një individ nuk është normal, një nënë krejt e mpirë nga trauma.
Top Channel