Rusët refuzojnë Sputnik V, po udhëtojnë drejt vendeve perëndimore për t’u vaksinuar!

01/11/2021 18:24

Kur Rusia u bë vendi që regjistroi dhe prodhoi në masë një vaksinë në fund të vitit 2020, presidenti Valdimir Putin shpresonte që kjo do të lejonte që vendi të hapej më shpejt se rivalët e tij perëndimorë.

Por, vaksina Sputnik V ka luftuar për të marrë miratimin ndërkombëtar, duke ndaluar rusët të udhëtojnë në perëndim, ku mund të vizitojnë vetëm ata me vaksinime të miratuara nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Kjo ka çuar në një rritje të theksuar të turistëve rusë që shkojnë për t’u vaksinuar në Serbi dhe në vendet tjera që lejojnë udhëtimin pa viza nga Rusia.

Kur Denis Ovchinnikov lexoi lajmin se vaksina ruse Sputnik V nuk do të njihej në Evropë, ai vendosi që të udhëtonte për në Beograd… për t’u vaksinuar me Pfizer!

“Kam kontaktuar me një agjenci të udhëtimeve, e cila ma zgjidhi këtë çështje. Ishte shumë e lehtë. Bëra një pushim të vogël për marrjen e dy dozave të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer”, tha Ovchinnikov, i cili punon në Shën Petersburg, shkruhet në një artikull të ‘The Guardian’.

“Unë besoj në të gjitha vaksinat. Thjeshtë u ndjeva i bllokuar, për gati dy vjet nuk kam qenë në gjendje të udhëtoj dhe të punoj më në Evropë pas mbylljes së kufijve, kështu që kjo ishte mënyra ime për të dalë”, tha Ovchinnikov, i cili mori për herë të parë vaksinën Sputnik V dimrin e kaluar.

Miratimi i vaksinës nga BE-ja dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të lehtësonte udhëtimin ndërkombëtar për rusët e vaksinuar nga Sputnik V, të cilëve aktualisht u ndalohet të udhëtojnë në shumicën e kryeqyteteve evropiane. SHBA është vendosur gjithashtu të ndalojë hyrjen për ata qytetarë që nuk janë vaksinuar me ato vaksina që nuk janë miratuar nga OBSH-ja ose FDA-ja amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA