Rëndohet situata epidemiologjike në 24 orët e fundit në Serbi, 63 humbje jete dhe numër i lartë rastesh
01/11/2021 17:17
Situata epidemiologjike në Serbi vazhdon të jetë e rënduar pasi autoritetet shëndetësore të hënën njoftuan edhe për 63 persona të vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Shifra të përafërta të viktimave janë raportuar edhe gjatë ditëve të kaluara.
Që nga muaji mars i vitit 2020 në këtë vend të Ballkanit Perëndimor janë regjistruar gjithsej 10.018 të vdekur nga COVID-19.
Të hënën, nga 19.952 mostra të testuara, 5.896 kanë dalë pozitivë në koronavirus.
Në spitalet e Serbisë janë të shtrirë 6.760 pacientë, prej tyre 290 po trajtohen përmes respiratorit.
Top Channel