Harta e re territoriale/ PD: Bashki urbane dhe rurale. Tabaku shpjegon idenë: Të zgjedhurit sa më afër banorëve

01/11/2021 19:48

Ndarja administrative territoriale e miratuar ne 2015 reduktoi ne mënyre drastike numrin e njësive vendore, duke u kufizuar ne 61 Bashki.

7 vite me pas, te djathtët e cilët bojkotuan procesin kerkojne qe harta te ndryshoje serish duke u bazuar ne disa kritere.

Jorida Tabaku: Sigurisht qe etniciteti do jete nje perfaqesimi do jete kriter tjetër, numri i popullsisë, menyra e afrimit te shërbimeve , përmenda pak me pare kompetencat, shërbimet me prane qytetareve, sa larg jane me zyrat e përfaqësimit qendrat e ish komunave apo Bashkive. Pra ka disa kritere qe përdoren ne te gjithe boten qe do te ndiqen.

Propozimi i demokratëve që rikthen konceptin e Komunave mund te coje ne zgjerim te njesive vendore. Nënkryetarja demokrate Jorida Tabaku, nuk vendos vija te kuqe per kufijte se ku dhe si duhet te përcaktohen njësite e reja vendore.

Jorida Tabaku: Nuk ka pse te jene te gjithë Bashki qendër qyteti, por dhe Bashki rurale te cilat do kene mundesine e ketij koncepti: te zgjedhurit lokal me afër. Ne kerkojme qe te korrigjohen gabimet e perfaqesimit qe solli reforma e 2015. Kjo mund te sjell shtim numrit te bashkive, sigurisht kete do ia leme eksperteve qe kane filluar pune ne Partine Demokratike, por njekohesisht edhe eksperteve qe do te këshillojnë komisionin parlamentar kur ti hapet rruga.

Demokratet nuk kane ende nje skice te qarte te hartës se re qe kerkojne, por këmbëngulin qe ndarja e re te korrigjoje gabimet e se shkaures.

Jorida Tabaku: Gabimi qe u be me reformën e 2015, ishte se u mor parasysh llogaria elektorale, ne favor te PS sesi ajo mund te te fitonte. Sot qytetaret kane me pak sherbime, kjo duhet te tregoje qe te kemi një koncept ndryshe per decentralizimin, nje koncept ndryshe per përgjegjësitë e pushtetit vendor per ta çuar ate me afër qytetareve.

Në pritje te ngritjes se komisionit te posaçme parlamentar për reformën territoriale në selinë blu është ngritur nje grup pune me deputete dhe ekspert te fushës, te cilët po skicojnë kompetencat e reja qe duhet te kete pushteti vendor ne funksion te decentralizimit te tij.

Top Channel