Melania Trump kryen gjest ‘racist’ në daljen e parë publike prej korrikut (fotot)

01/11/2021 16:03
Edhe çifti Trumps iu bashkua me entuziazëm tifozëve të Atlanta duke bërë gjestin festiv të "prerjes" me dorë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ndoqi dje një ndeshje bejsbolli me bashkëshorten Melania, në daljen e tyre të parë publike prej muajsh.

Herën e fundit që Melania ishte parë në publik ishte duke dalë nga kulla Trump në New York City bashkë me të birin Barron.

Ndërsa para shfaqjes në fundjavë, ajo nuk ishte parë me të shoqin që prej prillit, kur kishin darkuar së bashku në rezortin Mar-a-Lago në Florida.

Ndersa shfaqja e tyre në fundjavë në një event sportiv u duk si një dëshmi uniteti që ndoshta i jepte fund zhurmave për divorcin e tyre.

Por kudo ku Trump shkon ate duket se ndjekin kontestimet. Kësaj radhë ish-presidenti dhe bashkëshortja e tij u panë të kryenin me dorë gjestin e “prerjes Tomahawk” që ka nisur të konsiderohet “racist” ndaj popullsive indigjene.

Çifti Trumps ishin në stadiumin Truist Park, për të skuadrën nga Georgia, ‘Atlanta Braves’, të bndeshjen me Houston Astros.

Edhe emri ‘Atlanta Braves’ ka nisur të konsiderohet i papranueshëm në epokën moderne pasi lidhet me stereotipet e popullsive indigjene amerikane.

Por Atalanta thonë se do të ruajnë emrin e tyre dhe përshëndetjen e njohur të “prerjes tomahawk” që supozohet të ngjasojë me “Indianët e Kuq” në filmat ‘cowboy’  që presin ose godasin me sëpatat e tyre.

Edhe çifti Trumps iu bashkua me entuziazëm tifozëve të Atlanta duke bërë gjestin festiv të “prerjes” me dorë, çka solli kritika nga grupet e të drejtave të popujve indigjenë.

Përfaqësues të skuadrës thanë se simbolet dhe gjestet e festimit supozohet të përshkruajnë  dhe jo të vënë në lojë popujt aborigjenë të Amerikës.

Por grupet indigjene thanë se gjente të tilla “dehumanizojnë dhe lëndojnë” komunitete të caktuara dhe nuk duhet të përdoren.

FOTO GALERI
1/4
Ndërsa para shfaqjes në fundjavë, ajo nuk ishte parë me të shoqin që prej prillit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA