Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përcolli koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, që u mbajt në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

Koncerti ishte organizim i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, në patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.

Programi i koncertit ishte i larmishëm me vepra operistike të autorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë nën drejtimin e dirigjentëve Edon Ramadani dhe Leonardo Quadrini.

Nga orkestra dhe kori i Operës së Kosovës dhe nga orkestra e kori i Filharmonisë së Kosovës u ekzekutuan uverturat operistike shqiptare „Goca e Kaçanikut“ dhe „Dasma arbëreshe“ të Rauf Dhomit, „Mrika“ e Prenkë Jakovës, uverturat operistike botërore “Lucia di Lammermoor” e Gaetano Donizettit, „La Traviata“ dhe „Nabucco“ të Guiseppe Verdit,   “Dasma e Figaros” e Wolfgang Mozartit, “Romeo et Juliette” e Charles Gounodit, “Madama Butterfly” e Giacomo Puccinit, “Carmen” e George Bizet.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA