Kryebashkiaku i Mallakastrës nën akuzë nga SPAK për falsifikim të formularëve

01/11/2021 19:34

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailin. Hetimi nisi pas padisë që i bëri partia demokratike kryebashkiakut socialist për faktin se ai kishte fshehur një dënim në Greqi, në formularin e dekriminalizimit.

SPAK mblodhi faktet dhe ka ngritur akuzë ndaj kryebashkiakut. Çështja tani shkon për gjykimi në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Akuza i është komunikuar zyrtarisht edhe kryebashkiakut. Pas hetimeve të kryera nga SPAK është konkluduar se Qerim Ismailaj, ka konsumuar veprën penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Në formularin e dekrimnalizimit Ismailaj nuk kishte treguar se ishte dënuar me tre vite burgim në greqi me akuzën e rrahjes, ndërkohë që ai ishte vënë në dijeni nga autoritetet greke për këtë vendim. Më herët edhe prokuroria e përgjithshme sektori i dekriminalizimit kishte vërtetuar dënimin penal në greqi. Komisioni qëndror i zgjedhjeve u vu në dijeni por në fund vendosi që të mos ja heqë mandatin e kryebashkiakut me argumentin se vepra penale që ai kishte kryer në Greqi, në Shqipëri dënohet vetëm me gjobë.

Veprimi i SPAK është përshëndeture nga partia demokratike. gazmend bardhi shkruan se ky është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin. Ky model duhet zhbërë përmes vettingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integrite përfundon deklarata e numrit dy të demokratëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA