Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj është marrë i pandehur nga SPAK.
Bardhi thotë se treguan dokuemnte se mandati i tij ishte i paligjshëm duke theksuar se Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster që do të zhbëhet përmes vettingut në politikë.
Ndër të tjera shton se PD bëri detyrën ndaj qytetarëve duke kallëzuar në SPAK kryebashkiakun për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.
Reagim i Bardhit: Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumenta se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qëndrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.
Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin. Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet.
#vettingnëpolitikë
Lexo edhe: Kreu i Bashkisë Mallakastër merret i pandehur nga SPAK, dërgohet kërkesa për gjykim në GJKKO
Top Channel