Kina shet gjuajtësit J-10C për Pakistanin, kopje identike e francezëve Rafale, që zotëron India (fotot)

01/11/2021 20:38
J-10 djathtas, Rafale majtas

Forcat ajrore të Pakistanit përballen me disavatanzh në rritje ndaj fqinjit të tyre të madh India, të cilët kanë marrë së fundmi numra të konsiderueshëm të gjuajtësve të rëndë rusë Su-30MKI dhe një numër më të vogël gjuajtësish francezë Rafale.

Su-30 konsiderohet si avioni më i aftë luftarak në Azi ndërsa modelet më të vogla Rafale kompletojnë aftësitë gjuajtëse dhe shquhen për raketat e rangut te gjate ajër-ajër Meteor, që i japin avantazh të konsiderueshëm  ndaj forcave ajrore të Pakistanit.

Pakistani pritet të marrë gjuajtës të lehtë kinezë JF-17 por po merr asistencë nga Pekini dhe për  dyluftimet me gjuajtësit Su-30 dhe Rafale. Aktualisht flota ajrore e Pakistanit ka vetëm avionë relativisht të lehtë dhe modelet F-16 e JF-17.

Mbështetja kineze vjen gjithashtu në formën e modeleve luftarake J-10C të cilët kanë nisur fluturimet prej prillit 2018. Kina ka rreth 200 të tillë në fluturim të cilët nga masa, forma, aerodinamika dhe sistemet e armatimeve, janë të ngjashëm me Rafale-t francezë, dhe ashtu si ata mjaft të manovrueshëm e të fuqishëm për një avion me një motor.

Modeli kinez J-10C përdor një motor të vetëm WS-10C me fuqi shtytëse 145-150kN, kurse Rafale përdor dy motorë M88 secila me 75Kn fuqi.

Ekspertët thonë se përdorimi i dy motorëve nga Rafale megjithë masën e tyre të vogël tregon kufizimet e industrisë së motorëve në Francë, në krahasim me dizajnet e SHBA dhe Kinës.

Kështu që Rafale është ndoshta inferior ndaj J-10 megjithse ky i fundit është një imitim i aerodinamikës së tij.

FOTO GALERI
1/8
Rafale i flotes se Indise

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA