Parlamenti nisi diskutimet për ndryshimin kushtetues në zgjatjen e afatit të organeve të vettingut në drejtësi deri në 31 Dhjetor 2024.

Shumica socialiste është e vendosur ta çojë përpara këtë ndryshim, por u përballë me insistimin e opozitës për të diskutuar paralelisht edhe tre propozimet e tyre për vetingun në politikë, ato zgjedhore dhe territoriale.

Gazment Bardhi: këtu mund të vinë 7 propozime s’mund ti trajtojmë një e nga e një. Të shtyhet kjo mbledhje.

Lindita Nikolla: Këtu jemi mbledhë në bazë të rregullores. Kur të përmbushen afet e kërkesave tuaja do ti shqyrtojmë me shumë përgjegjësi.

Kjo përgjigje e kryetares së kuvendit prodhoi largimin e opozitës nga tryeza diskutimit. Deputeti socialisti Fatmir Xhafaj tha se kjo është një mundësi e mirë për të skanuar ecurinë e reformës në drejtësi deri më tani.

Fatmir Xhafaj: Të gjithë pyesin pse kjo vonesë 5 vjecare që e ka sjellë vonesa në ngritjen e organeve të reja në drejtësi.

Ekspertët e Euralius dhe OPDAT bashkë me Aurela Anastasin dhe Erind Mërkurin do të sjellin sugjerimet e tyre për këto ndryshime kushtetuese.

Top Channel