Fjalët e fundit të Halyna Hutchins pasi u qëllua për vdekje nga Alec Baldwin në sheshxhirim (fotot)

01/11/2021 18:57

Disa sekonda pasi u qëllua nga arma e Alec Baldwin , kinematografja Halnya Hutchins i tha një operatori në sheshxhirimin e filmit Rust: “Kjo ishte punë dreqi, kjo nuk u deshte”.

Disa orë më vonë ajo u shpall e vdekur në spital.

Fjalët tragjike të 42-vjeçares, nënë e një fëmije, u raportuan nga e përditshmja Los Angeles Times sipas intervistave të njerëzve që po punonin për filmin ‘western’ të Baldwin, si dhe email-eve e mesazheve të tyre.

Disa momente më herët Baldwin po përgatitej për xhirimin e skenës brenda një kishe ku ai do të qëllonte me pistoletën Colt, kalibër 45.

Teksa mbante armën që supozohej të ishte mbushur me gëzhoja boshe, aktori i njohur tha:  “Domethënë e nxjerr këtë kështu, tërheq këmbëzen dhe ‘Bang!’”.

Por në fakt një plumb i vërtetë doli nga gryka e armës megjithse aktorit i ishte thënë se ishte një “armë e ftohtë,” siç i referohet zakonisht produksioni armëve të provës që nuk mbajnë plumba zjarri.

Hutchins e plagosur për vdekje, kishte rënë prapa në krahët e krye-elektriçistit teksa nga gjoksi nisi t’i dilte gjak.

Ndërkohë edhe regjisori Joel Souza, i cili besohet se u godit nga i njëjti plumb, ra edhe ai përtokë.

“Çfarë dreqin, çfarë po ndodh? Kjo po më djeg!” kishte thërritur Souza, sipas të përditshmes.

Baldwin më pas kishte vendosur armën në një stol dhe tha: “Çfarë dreqin ndodhi?”

“Mjekët, ku janë mjekët!” thërriti dikush, teksa stafi shkonte të ndihmonte Hutchins.

Një prej tyre po shikonte të plagosurën në sy dhe tha: “Kjo nuk u deshte”.

Edhe kinematografja u përgjigj: “Pune dreqi. Kjo nuk u deshte”.

Në fundjavë Baldwin dukej ende i tronditur teksa foli në skenën e sheshxhirimit tragjik, që tronditi industrinë e showbiz.

“Kishin ndodhur herë pas here aksidente në sheshet e xhirimit, por asgjë si kjo. Ky është një episod një në një trilion, një ngjarje një në një trilionë”.

Anëtarët e stafit thanë se kishte pasur tre të shtëna aksidentale gjatë xhirimeve, para incidentit fatal.

Në një prej rasteve, dublanti i Baldwin qëlloi aksidentalisht një të shtënë boshe, teksa i ishte thënë se arma e tij nuk mund të qëllonte.

Jonas Huerta teknik dixhital i xhirimeve tha se ishte shpesh “në ankth” gjatë skenave.

“Jam shpesh në ankth gjatë xhirimeve, kam parë shpesh asistent regjizorin që kërkon vetëm të marrë skenat e tij duke mos respektuar protokollët e sigurisë”.

“Në disa raste kam qenë pranë armëve që qëllonin, teksa ta nuk e vrisnin mendjen fare për dëgjimin tim. Ai vepron shpejt dhe ndihmësat nuk kanë kohë të sjellin tapat e veshëve për të shtënat”.

Vetë Baldwin ka thënë se ishte i shqetësuar për sigurinë në setin filmik.

“Vetë Alec ka qenë i shqetësuar për sigurinë në set,” tha një teknik kamerash që nuk donte të identifikohej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA