Bashkia Kamzë vihet në lëvizje pas dhunimit të të miturës/ Hazizaj: Ministria e Arsimit vazhdon të jetë një burg i madh!

01/11/2021 22:25

Drejtori i Përgjithshëm i CRCA / ECPAT, Altin Hazizaj i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se sektori social në Bashkinë e Kamzës ka vendosur që të thërrasë një mbledhje, pas dhunimit të të miturës, e cila ndodhet ende në kujdes intensiv për shkak të dhunës ushtruar nga babai i saj.

Po ashtu Hazizaj deklaroi se është i pafalshëm fakti, që sipas tij, Ministria e Arsimit vazhdon të jetë një burg i madh dhe nuk hapet ndaj fenomeneve të tilla.

“Bashkia ka thirrur një mbledhje, sektori social se ai e ka për detyrë. Shpresoj që pas kësaj të dilet me disa vendime të rëndësishme se është ky institucion që duhet të propozojë masa.

E shoh me shqetësim që ndonëse mblidhemi kështu, ka një parlament të tërë që nuk flet një herë për dhunë ndaj fëmijëve, ndërkohë që të gjithë ne i paguajmë. Asnjë nga ata nuk kanë kurajë të dalin në komunitet të takojnë qytetarë dhe fëmijë e t’i thonë që ke një numër telefoni për të marrë e për të denoncuar këtë gjë.

E pafalshme që Ministria e Arsimit vazhdon të jetë një burg i madh dhe nuk hapet ndaj fenomeneve të tilla. Sot asnjë bashki nuk ka shërbim për të rehabilituar këtë fëmijë. Nuk kanë gjysmë qendre të merret dhe të trajtojë viktimat e kësaj dhune”, tha Hazizaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA