Top Channel për muajin tetor ka arritur një audiencë të frikshme duke thyer kështu rekordin e vetes së saj me klikimet në kanalin zyrtar në Youtube. Sipas statistikave në muajin Tetor ka pasur plot 232 milionë klikime në kanalin e Youtube.
Një rekord historik për mediat shqip-folëse, duke arritur shifrat më të larta se çdo media tjetër vizive në Shqipëri. Siç e shikoni dhe nga grafikët e mëposhtëm, duket qartë rritja e fortë e shikueshmërisë së Top Channel, falë programeve të shumëllojshme që prezanton për publikun.
Kanali Youtube është kanali i vërtetë matës dhe jo i manipulueshëm duke nxjerrë në pah me statistika audiencën e mediave vizive. Në Shqipëri pas Top Channel i cili mban kupën e kampionit për klikime, vjen televizioni Klan i cili në muajin tetor ka patur një rënie në numrin e klikimeve. Por krahasuar me televizion TopChannel sipas statistikave është shumë larg.
Televizioni Klan në muajin Tetor ka patur gjithsej 42.71 milion klikime ndërsa Top Channel ka 5 fish më shumë duke kapur shifrën 232.215 milion klikime.
Statistikat televizioni Klan për muajin Tetor 42.71 milion klikime
Statistikat televizioni Top Channel për muajin Tetor 232.215 milion klikime
Kujtojmë se sezonin e kaluar Top Channel arriti 1.5 miliardë shikime në Youtube ndërsa ndjekësi më i afërt Tv Klan vetëm 600 milionë. Nga një llogaritje e thjeshtë duhen edhe 3 televizione si Klan që të arrijnë shikueshmërinë e Top Channel.
Programet e shumta dhe argëtuese i ka bërë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që ta ndjekin Top Channel. Puna e madhe e këtij suksesi historik është informimi i gjithanshëm, debatet politike, programet për çdo moshë dhe shtresë shoqërore, dhe padyshim spektaklet.
Humori dhe reality show më të famshëm në Shqipëri si “Big Brother dhe “Përputhen” të cilët kanë krijuar një zhurmë të madhe që mban pranë familjet shqiptare për ti shikuar. Jo vetëm, të gjitha programacionet që mbajnë publikun që ta mbajnë pultin vetëm tek Top Channel./Gazeta Shqip
Top Channel