Atentati në Laç/ Anila Hoxha zbulon me kë shoqërohet djali i viktimës; Pastori Pano: Duket sikur mëkati i bijve ndjek etërit

01/11/2021 21:35

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, po diskutohet për atentatin e ish-policit Xhelal Reçi, në Laç. Gazetarja Anila Hoxha tha në lidhje me ngjarjen se djali i viktimës, të cilin kishin tentuar ta vrisnin një vit më parë shoqërohet me një  të dënuar me burg përjetë, por që është në liri pas vendimit të Gjykatës së Krujës.

“Për shtetasin Besnik Reci ka të dhëna në rrugë operative se djali i Xhelal Reçit, Besnik Reçi shoqërohet me një shtetas që ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, por Gjykata e Krujës i dha liri dhe ky është në liri”, tha Hoxha.

Ndërsa në lidhje me këtë ngjarje, pastori Akil Pano tha se kjo është kronikë e një vdekje të paralajmëruar, ndërsa shtoi sikur duket se mëkati i ijve ndjek etërit.

“Linja Lezhë-Laç-Fushë Krujë apo edhe Durrës është një linjë që na sjell rreth kësaj tryeze. Këtu disa javë më parë trajtuam jetën e djalit fatkeq që se dimë a u vra apo u vetëvra. Vrau punonjësin e policisë po se morëm vesh a u vra apo jo. Kronika është kronika e një vdekje të paralajmëruar. Më duket sikur mëkati i bijve ndjek etërit. Efekti shkak pasojë është i pashmagshëm. Ai arriti t’i ikte plumbit, por plumbi shkoi te personi i tij më i dashur, babai”, u shpreh pastroi Pano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA