Tiranë/ Gruaja dhunohet nga burri, vëllai i saj dhe nipi i marrin ‘hakun’
31/10/2021 10:36
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një familje në Tiranë. Një 61 vjeçar me inicialet S.R, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Vëllai dhe nipi i gruas së dhunuar kanë goditur me sende të forta 61-vjeçarin, për shkak të dhunës që ushtroi ndaj familjares së tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. R, 61 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit M. N, 52 vjeç dhe E. N, 20 vjeç(babë e bir), pasi kanë goditur shtetasin S. R, 61 vjeç(kunati i tyre)”, njofton policia.
Top Channel