Barcelona në ankth për gjëndjen e El Kun Agueros.
I rikthyer nga një dëmtim i gjatë dhe vetëm në ndeshjen e tij të dytë si titullar me blaugranat sulmuesi argjentinas duhet të qëndrojë sërish në bokse këtë herë për probleme shëndetësore. Në minutën e 41-të të sfidës ndaj Deportivo Alaves, Aguero u zëvendësua pasi ndiente dhimbje në gjoks dhe kishte probleme me frymëmarrjen.
El Kun u transportua menjëherë në spital pasi indiciet ishin që ndjente shqetësime në zemër. Në Camp Nou të gjithë përjetuan momente frike kur 33-vjeçari u shtri në tokë duke vendosur dorën në gjoks pa patur asnjë kontakt fizik ose marrë ndonjë goditje nga ndonjë lojtar kundërshtar. Pasi hyri në dhomat e zhveshjes Aguero u kontrollua edhe një herë nga stafi mjekësor i Barçës dhe më pas u dërgua me ambulancë në spital. Siç ka njoftuar edhe vetë klubi i Barcelonës lojtari është dërguar në spital ekzaminime kardiake dhe më shumë do të mësohet në orët e ardhshme mbi gjëndjen e argjentinasit.
Top Channel