Formacionet:

Partizani(3-5-2):Hoxha, Sota, Belica, Damcevski, A.Marku, Mala, Rrapaj, Gueye, Musta, Filipovic, Cara

Egnatia(4-2-3-1):Puja, Ymeraliaj, Teqja, Krivanjeva, Allmuça, Telushi, Iseni, Çyrbja, Imeri, Jackson, Shtubina

Partizani e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon teksa në 6 javët e para nuk ka marrë asnjë fitore dhe pozicionohet në zonën e rrezikut në renditje.

4 gola sa ka shënuar e gjithë skuadra e Partizanit në 6 takime i ka shënuar i vetëm sulmuesit i Egnatias Pedro Augusto që bashkë me Edi Basa të Kukësit dhe Dejan Zarubica të Laçit kryeson listën e golashënuesve në Abissnet Superiore.

Përballja e fundit direkte mes Partizanit dhe Egnatias në elitën e futbollit shqiptar është luajtur para 16 vitesh, pikërisht në 16 prill të 2005-ës me të kuqtë që fitonin 4-1.

Partizani do të kërkojë fitoren e parë në këtë sezon pa trajnerin Ilir Daja në stol i cili u ndëshkua me karton të kuq në derbi dhe është i skualifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA