Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana “ndez” javën e 7 të Abissnet Superiores, me dy skuadrat që premtojnë një 90-minutësh të luftuar e spektakolar në “Loro Boriçi”.

Vllaznia – Tirana 16:45

Formacionet zyrtare:
Vllaznia (4-3-3): Zogoviç; Fangaj, Diagne, Adili, Hakaj; Krymi, Heriç, Jonuzi; Latifi, Aralica, Djurdjevic
Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Toli, Limaj, Totre; Ngo’o, Seferi, Xhixha

Shifra dhe fakte:
Vllaznia vjen pas humbjes me Kukësin një javë më parë dhe në 6 javët e para ka arritur të grumbullojë vetëm 9 pikë, duke mbetur plot 5 pikë larg kreut të renditjes.

Kryeqytetasit vijnë si kryesues, por tani me pikë të barabarta me Kukësin, ndaj do të synojnë një tjetër 3-pikësh për t’u shkëputur të vetëm.

Sezonin e kaluar të dy skuadrat u përballën katër herë, me shkodranët që fituan ndeshjen e parë, barazuan të dytën dhe humbën dy të tjerat.

Vllaznia do të luajë pa kapitenin Erdenis Gurishta dhe mesfushorin Zinedin Mustedanagiç, të cilët janë të pezulluar, ndërsa bardheblutë vijnë pa mbrojtësin Najdovski, që mori karton të kuq në derbin ndaj Partizanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA