Sulm i pastër dhe gabime në mbrojtje, Vllaznia dorëzohet ndaj Tiranës

30/10/2021 19:02

Tirana vijon të bëjë mirë dhe të mposhtë një e nga një pretendentët për titull, teksa viktima e radhës për bardheblutë ishte pikërisht Vllaznia, që u tregua e pafuqishme në “Loro Boriçi” dhe pësoi humbjen e dytë radhazi.

Pritej shumë nga kuqeblutë, që për hir të së vërtetës bënë një ndeshje të mirë, por treguan sërish dobësi në mbrojtje, pasi gabuan në vendosje në të dy golat e pësuar dhe nuk shfrytëzuan dot as faktin që për më shumë se 20 minuta luajtën me një lojtar më shumë në fushë.

Dy humbje radhazi dhe për më tepër asnjë gol i shënuar, janë një kambanë alarmi për shkodranët, që duhet të reagojnë sa më shpejt, për të mos dalë nga gara për titull që në nisje të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA