Shkodër/ 60-vjeçari shkon në spital i plagosur me armë, policia jep detajet e para
30/10/2021 16:58
Një 60-vjeçar me plagë arme në këmbë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës këtë të shtunë.
“Shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se shtetasi N.B., e kishte me leje armën e gjahut”, njofton policia.
Top Channel