Bashkia e Tiranës ka bërë me dije rregullat e reja për t’u pajisur me abone të përgjithshme dhe linje duke sqaruar se duhet të bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.

Pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor (Abone Studenti) bëhet në pikat e mëshposhtme:

– Kioska tek Ushtari Panjohur, rruga  “Ludovik Shllaku”;

– Kioska tek 9 – katëshet, rruga “Barrikadave”;

– Kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”;

– Kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”.

Bashkia njofton se gjatë paraqitjes në këto pika duhet të jeni të shoqëruar me Kartën e Studentit, si edhe foton, sipas udhëzimit nr. 3743, datë 10.07.2017 (i ndryshuar).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA