Serie A, Champions League dhe….Argjentina, kur shënon Lautaro Martinez ka vetëm fitore
Rikthehet LeBron James, rikthehet edhe Los Angeles Lakers te fitorja me skuadrën kaliforniane që hodhi shpejt pas krahëve humbjen ndaj Oklahoma City Thunder, duke regjistruar suksesin e 3-të sezonal pasi mposhti me rezultatin 113-101 në Staples Center Cleveland Cavaliers.
Mbreti James ishte më i miri mbi parket për Lakers me 26 pikë 3 rebound dhe 8 asiste ndërkohë që një paraqitje për t’u vlerësuar bëri edhe Carmelo Anthony i cili në vetëm 24 minuta lojë shënoi 24 pikë. Përsa i përket yjeve të tjerë të 17-herë kampionëve të NBA, Westbrook u mjaftua me 19 pikë në këtë sukses ndërsa Anthony Davis shtoi 15 pikë të tjera. 2 humbje radhazi ishin shumë për Denver Nuggets ashtu si dhe 3 fitore për Dallas Mavericks me skuadrën nga Colorado që triumfoi lehtësisht në sfidën ndaj ekipit nga Texasi me rezultatin e thellë 106-75.
Një ndeshje e fituar falë forcës së grupit me Barton që ishte më i miri mbi parket për Denverin me vetëm 17 pikë të realizuara ndërkohë një paraqitje shumë poshtë pritshmërive ajo e yllit slloven të Mavericks Luka Doncic i cili e mbylli ndeshjen me 16 pikë 6 rebound dhe 4 asiste. Falë formës së shkëlqyer të treguar nga dy yjet e ekipit James Harden dhe Kevin Durant mori një fitore me peshë Brooklyn Nets e treta në këtë sezon pasi mposhti në Barclays Center Indiana Pacers me rezultatin 105-98. Harden koleksionoi në total 29 pikë 8 rebound dhe 8 asiste ndërkohë që Kevin Durant spikati me 22 pikë, 11 rikuperime poshtë tabelës dhe 7 pasime deçizive.
Top Channel