Kjaer: Rinovimi një ëndërr, Milani skuadra që kam dashur gjithmonë

30/10/2021 14:29

Edhe pse është 32-vjeç rëndësia që ka Simon Kjaer te Milani është aq e madhe saqë drejtuesit e klubit i rinovuar kontratën që i skadonte në fund të këtij sezoni edhe me dy vite të tjera, deri në 30 qershor të 2024-ës.

Kjaer është duke luajtur sezonin e tij të 3-të me Milanin me danezin që është kthyer në liderin e prapavijës së kuqezinjëve ndërkohë që në sfidat e fundit ka munguar për shkak të një dëmtimi. Ish-lojtari i Romës, Sevillas dhe Atalantës komentoi rinovimin me kuqezinjtë në një intervistë për SportMediaset.

“Zgjatja e kontratës me Milanin për mua është një ëndërr. E kam dashur shumë këtë skuadër, dhe zgjatja e kontratës me 2 vite më shumë do të thotë që klubi është i kënaqur me mua, dhe kjo më bën krenar. Në fakt është një kompliment për gjithë punën që kam bërë. Në të gjithë skuadrat ku kam luajtur kam pasur një marrëdhënie të mirë me trajnerët. Edhe eksperienca ime tani ndikon sepse jam 32-vjeç dhe kjo të do thotë se di më shumë”.

“Me trajnerin Stefano Pioli unë personalisht kam një marrëdhënie të shkëlqyer, sepse bëj maksimumin për të mirën e skuadrës. Grupi është gjithmonë gjëja më e rëndësishme, për një skuadër. Gjithmonë kam besuar se mund të mësojmë çdo ditë dhe un këtë bëj, po përmirësohem dita ditës. Kur të mos e besoj më këtë, do të lë futbollin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA