LAJMI I FUNDIT/ Zjarr në një banesë në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës Raportuesja për Kosovën në parlamentin europian, Viola Von Cramon, ndaloi për një vizitë disa ditore në Serbi. Ajo bëri disa komente të fortë për qendrën ruse në Nish.
E pyetur nga gazeta beogradase, “Blic” në lidhje me kërkesat për distancim nga Rusia që paraqiteshin dhe në raportin e progresit, eurodeputetja gjermane përdori si argument Qendrën Ruse në Nish, duke thënë se është e angazhuar në aktivitete spiunazhi.
“Serbia është afër Rusisë në shumë aspekte”, tha Von Cramon, që disa ditë më parë u sulmua verbalisht nga mbështetës të partisë së Aleksandar Vuçiçit.
Sa për perspektivën europiane të Serbisë, Von Cramon e konsideron aktualisht “të pamendueshme që ajo të flasë për hapjen e kapitujve të rinj”.
Sa për Kosovën, ligjvënësja u shpreh se “disa njerëz kanë interes për provokime, nga të dyja palët, dhe kjo nuk është e shëndetshme”.
“Besoj se do të ketë një paketë në fund të procesit, por kjo varet nga njerëzit këtu dhe në Prishtinë. Nuk pres që të ndodhë asgjë para 3 prillit, për shkak të zgjedhjeve në Serbi, tha ajo duke shtuar se “bojkoti i opozitës herën e kaluar nuk e ndihmoi vendin”, dhe se shpreson që “këtë here, opozitarët serbë të bëhen më të zgjuar”.
Top Channel