Bushati: Rama zbulon në vitin e 9 qeverisës krizën e ujësjellësit

30/10/2021 12:08

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati këtë të shtunë akuzoi kryeministrin Edi Rama si shkaktarin kryesor të gjendjes së rëndë të krijuar në të gjitha ndërmarrjet ujësjellës-kanalizime në vend.

Bushati, me tone ironike, thekson se kryeministri Rama pas 8 viteve në pushtet, mësoi se gjendja e ujësjellësit është e rëndë, ndërsa kujton se kohë më parë deklaronte se ka bërë më shumë se të gjitha qeveritë e marra bashkë, por sot po i rezulton dështim.

Ai thekson se ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes.

Prej 30 muajsh ai ka nën kontroll edhe çdo bashki tashmë, me kryetarë të emëruar prej tij. I kujt është faji? Kush mban përgjegjësi? Ish-drejtuesit e fundit te Ujësjellësave ti i ke promovuar, i ke bërë deputetë e zyrtarë akoma më të lartë”, tha Bushati.

Sipas tij, gjendja e rëndë sot në këtë ndërmarrje vjen si pasojë e faktit se është kryekëput pjellë e rilindjes për shkak të përfitimeve dhe interesave për vota.

E vërteta është se pse ky sistem është sot në këtë pikë, është se i ngjan kryekëput dhe është pjellë e rilindjes, e qeverisjes për përfitime, për interesa, e për vota”, deklaron Bushati.

Kryeministri Edi Rama të premten iu drejtua me kritika kryebashkiakëve për sektorin e ujësjellësit, të cilin e konsideroi një gangrenë. Rama deklaroi se që nga viti 2014 qeveria ka bërë investime dhe janë dhënë fonde nga partneret në shumën mbi 1 miliardë euro në këtë sektor.

 

 

Top Channel