Barça i beson pankinën Xavit, debutimi në derbin e Katalunjës

30/10/2021 21:10

Xavi do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Lajmin e bën të ditur e përditshmja spanjolle “As”, që raporton se tashmë është arritur marrëveshja dhe ish kapiteni i katalanëve do të zgjidhë kontratën me Al Sadd për të firmosur një tjetër me klubin ku ka shkruar historinë si futbollist.

Megjithatë zyrtarizimi pritet të vijë vetëm fundjavën e ardhshme, pas ndeshjes ndaj Celta Vigos, me Xavin që dëshiron të përfitojë nga ndërprerja dyjavore e kampionatit, për të provuar të implementojë idetë e tij te ekipi.

Ndërkohë debutimi i tij në pankinë është programuar për më 20 nëntor, në derbin e Katalunjës ndaj Espanyolit në “Camp Nou”, ku pritet që stadiumi të jetë sërish i mbushur, për t’i uruar mirëseardhjen Xavit./SS

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA