“U tradhtuam nga Basha”/ Simpatizanti i Berishës me 18 fletëthirrje nga policia: PD imitim i shëmtuar i PS

29/10/2021 19:10

Një prej simpatizantëve që ndodheshin në Foltoren e Lezhës të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha tha se të rinjtë janë tradhtuar nga  Lulzim Basha.

Ai u shpreh se është larguar nga ky vend , drejt Gjermanisë si shumë të rinj, për një jetesë më të mirë.

Sipas të riut, tashmë PD-ja është kthyer në një imitim të shëmtuar të PS-së.

Kam marrë 18 fletëthirrje nga policia. Të gjithë këta të rinj kanë qenë nëpër burgje, komisariate, të gjithë u tradhtuan nga Basha. Të rinjtë janë në foltore dhe mbështesin PD sepse ishin të rinjtë që mposhtën diktaturën. Të rinjtë po ikin çdo ditë. Jam kthyer një ditë para vendimit të Bashës, jam kthyer nga Gjermania, jam rikthyer kur ju vendosët të riktheni edhe një herë PD. Ishte një PD por më pas parti pazaresh, një imitim i shëmtuar i PS, se ajo i mban me sufllaqe. U bëj thirrje demokratëve. Jam presionuar në thonjëza, se unë jam shqiptar nuk e haj presionin. Të gjithë janë me ty doktor”, tha i riu.

Top Channel