Gjykata e Posaçme pritet të shqyrtojë kërkesën e SPAK për konfiskimin e pesë pasurive që i përkasin Ahmet Isufaj dhe rrethit të tij familjar ku përfshihen një ndërtesë gati 500 metra katrorë  si kompleks shërbimesh ndodhur në Sheq të Fierit, truall me sipërfaqe 1580  m2, një vilë tre katëshe , automjet dhe pasuri e paluajtshme e llojit njësi .

Mbi të kaluarën e Isufaj, Spak nënvizon  se UNMIK  njoftoi policinë shqiptare për procedimin e tij  gjatë 2011 prej seksionit të  narkotikëve, por që më pas procedurat gjyqësore shqiptare, ai u lirua për tu shpallur në kërkim dhe për tu arrestuar  në 2019 me qëllim ekstradimin .

Por Isufaj u lirua nga gjykata e Vlorës  dhe prej këtij viti ai nuk i është dorëzuar ende Kosovës.

Por ky shtetas që i kërkohet konfiskimi i pasurisë është lidhje familjare e Arben Isufaj , i njohur si Ben Qimja, që gjithashtu gjykata e posaçme ka vendosur më herët sekuestrimin e  pasurive të tij.

Fierakut të njohur si Ben Qimja që siç kuptohet drejtësia i ka hedhur sytë tek ai ju bllokuan 13 pasuri , pas verifikimit të të afërmve ku u përfshi edhe shoferi personal. Midis pasurive të sekuestruara që dyshohen të lidhura me Ben Qimen janë aksione të shoqërisë Akili, Pulari Isufaj, Isufaj 2004 dhe katër sipërfaqe me tokë dhe disa automjete.

Së fundmi ndaj këtij shtetasi policia lokale ka dërguar një fletëthirrje që ende nuk është respektuar prej tij, mbasi autoritetet kërkojnë ta pyesin nëse kishte apo jo konflikte me Demir Backën i vrarë mbas shpine me breshëri armësh , menjëherë sapo ai doli nga një lokal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA