Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton në Facebook: Më the ‘postoje pa problem, s’është faji im që…
Top Channel ka mësuar se ka pasur një negociatë mes socialistit Taulant Balla dhe nënkryetarit të PD, Alfred Rushaj, ku Balla ka propozuar të merret një nga rregulloret e vjetra.
Marrëveshja për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet është arritur mes PD dhe PS, ndërsa LSI ka kundërshtuar.
Dakordësia mes dy partive të mëdha i dha fund sagës për miratimin e rregullores së brendshme që mbante peng hetimin parlamentar për zgjedhjet. Formula për zgjidhjen e ngërçit erdhi nga demokratët.
Me i pakënaquri nga mirëkuptimin mes socialisteve dhe demokratëve rezultoi Petrit Vasili i LSI-së. Sulmi frontal që Lulzim Basha i bëri një ditë me parë Ilir Metës, duket se ka thelluar ndarjen e Partisë Demokratike me ish -partinë e Presidentit.
Demokratët bënë publike 21 kërkesat për hetimin e zgjedhjeve dërguar institucioneve shtetërore, duke nisur nga Kryeministri Edi Rama si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, SHISH, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Kadastra, 61 Bashkive si dhe 11 Ministrive.
Informacioni i kërkuar lidhet me hetimin e krimeve zgjedhore, fenomenin e patronazhisteve, emigrantët, punësimet, dhëniet e lejeve te legalizimit si dhe procesi i rindërtimit nga tërmeti.
21 KËRKESAT PËR HETIMIN E ZGJEDHJEVE NGA PD
1. SPAK
2. Prokurorisë së Përgjithshme
3. Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
4. Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit
5. Inspektoriatet
6. Agjencia e Prokurimeve Publike
7. Këshilli Kombëtar i Territorit
8. Agjencisë Shtetërore e Kadastrës
9. Bashkitë
10. Ministri i Shtetit për Rindërtimin
11. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile
12. Departamenti i Administratës Publike
13. Kompani Publike
14. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
15. Bashkitë – Tërmeti
16. Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit
17. Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale
18. Ministria e Brendshme
19. Ministritë
20. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
21. Shërbimi Informativ Shtetëror.
Top Channel