Nisma e “Ballkanit të hapur” është një nga mënyrat që Serbia dhe Maqedonia e Veriut të forcojnë marrëdhëniet e vjetra dhe tradicionalisht të mira dypalëshe, u shpreh kryeministri maqedonas Zoran Zaev në një intervistë për median serbe, Politika.

Liderët e të dy vendeve, theksoi ai, udhëhiqen nga parimi se përmirësimi dhe avancimi i marrëdhënieve të ndërsjella është përgjegjësi e tyre.

Pikërisht, si shprehje e një vendosmërie të tillë politike lindi dhe ideja për Ballkanin e Hapur, shpjegoi ai.

Iniciativa është rezultat i vullnetit të fortë politik të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë dhe interesit më të madh të tre vendeve që t`i lidhim ekonomitë tona me një zhvillim të mëtejshëm, e treg të përbashkët rajonal.

Përfitimet sipas tij pritet të ndihen së shpejti në buxhetet e miliona familjeve dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Kryeministri maqedonas kujtoi ndër të tjera edhe sesi Beogradi e ndihmoi Shkupin më vaksina në fillimin e procesit të imunizimit.

Serbia, tha ai, ishte e para që hoqi dorë nga sasitë e veta, duke e ndihmuar Maqedoninë të kapërcente ngërçin e momentit.

Dy parti shqiptare, BDI dhe BESA, janë ndër partnerët më të rëndësishëm të LSDM-së së Zaevit në koalicionin qeveritar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA