Diskutime në Komisionin Hetimor/ Ngec puna! PS kërkon heqjen e pikës 3 të rendit të ditës

29/10/2021 10:58

Në orën 10:00 të ditës së sotme ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor me pjesëmarrjen e anëtarëve demokratë dhe ata socialistë. Mbledhja ka nisur me kërkesat e PD-së ndaj zyrtarëve të qeverisë, ndërsa anëtari socialist në Komision Nasip Naço ka kërkuar që pika 3 e rendit të ditës, që është “Vazhdimi i shqyrtimit të Rregullores së brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor”, të hiqet nga rendi i ditës. Por kjo nuk është pranuar nga kreu i Komisionit.

Akuzave të deputetit socialist Qefalia se janë duke marrë vendime në shkelje të ligjit, Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur duke thënë se pyetjet e shtruara nga PD janë vetëm kërkesa dhe jo vendime.

Pjesë nga diskutimi:

Alibeaj: Askush nuk ka marrë vendime në shkelje të ligjit. Janë vetëm kërkesa ato që janë paraqitur. Në mbledhjen e ardhshme do merren vendime dhe në do jetë miratimi i procesverbaleve.

Naço: Jam dashamirës, por duke qenë se do kalojmë te pika 3, që është shqyrtimi i rregullores, unë nuk i kam mundësitë të hedh fall për të ditur se çfarë keni diskutuar ju në mbledhjen e kaluar.

Alibeaj: Jo më këto e bëra këtë shpalosje të kërkesave, që s’ka se si të ketë asnjë lloj vendimmarrje, dhe jemi vetëm në konstatim veprimesh fizike. E udhës është që me ezaurimin e pikës 3 në mbledhjet e ardhshme të kalojmë në proces vendimmarrje.

Naço: Hiqeni nga rendi i ditës pikën 3, Vazhdimi i shqyrtimit të Rregullores së brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor.

Alibeaj: Është një nga pikat që duhet ta ezaurojmë.

Heqja e pikës tre nga rendi i ditës, kërkesë kjo e Nasip Naços, ka sjellë reagimin e Gazment Bardhit, i cili tha se kjo kërkesë është aspak serioze, sepse kjo pikë është kërkuar vetë dje nga anëtarët dhe nënkryetari socialist.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: Në mbledhjen e kaluar kur kërkuat të futet në rend dite, ne nuk e kemi shqyrtuar se ju ikët dhe nuk kishte kuorum për çështje votimi. Por pikën 3 të rendit të ditës kanë qenë dy kërkesa të nënkryetarit të komisionit dhe anëtarëve kolegë të mazhorancës. Sot kemi tjetër kërkesë. Kjo nuk më duket serioze. Nuk ka asnjë lidhje me faktin që administrata nuk ka bërë gati procesverbalin. Kemi ngecur në një pikë që nuk përbën arsye që të kemi ndasi me njeri-tjetrin. Nuk është serioze se kemi 6 mbledhje që duam të zgjedhim sekretarin dhe nuk e kemi zgjedhur dot.

Naço: Unë jam serioz në atë që kërkoj. Ne kemi kërkuar që bashkërisht të votonim me konsensus, në parim e kemi votuar rregulloren. Ramë dakord që të fillonim  diskutimin nen për nen dhe për ato nenë që nuk biem dakord hajde t’i kalojmë. Ne kemi votuar deri te neni 4 e kemi lënë, ju thoni kemi shkuar deri te neni 17. Ne kemi kërkuar që të jesh moderator dhe jo komentator dhe të mos jesh votë dyfishe. Ju keni humbur zgjedhjet dhe thonë na u vodhën, ne i fituam dhe jemi këtu.

Alibeaj: Ju keni të drejtë me atë që ishte propozimi i më i parë. Ne ram dakord në parim që atë draft ta miratonim. Nenet e tyjera deri te 17 janë miratuar dhe më pas jo. Miratimi në tërësi nuk ka ndodhur dhe ajo pikë e rendit të ditës ka rënë në tërësi. Kur nuk votohet në tërësi e dimë që ka rënë.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA