Dinamo dhe Kukësi do të matin forcat në ndeshjen e parë të javës së shtatë të Abissnet Superiore në stadiumin “Air Albania”, ku do të regjistrojnë dhe takimin e tyre të parë në elitën e futbollit shqiptar. Edhe pse janë përballur disa herë në Kupën e Shqipërisë, tani muzika ndryshon.
Dinamo – Kukësi 0-1 (“Air Albania”)
Shënues: Basa 28′
45+1′ – Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e një goli të Kukësit, falë finalizimit të kroatit Edi Basa.
45′ – Ka tension në fushë, me Jorgjin që ul gjakrat me kartonin e verdhë për Haxhiun e Dinamos dhe Gjelbrim Taipin e Kukësit.
42′ – Kukësi më i qartë në fazën sulmuese. Këtë herë është Peposhi që tenton të befasojë Harizajn, por topi shkon paksa mbi tra.
28′ – Goooooool! Zhbllokohet më në fund sfida. Një top i gjatë i ardhur nga mbrojtja shfrytëzohet nga Edi Basa, që përballë Harizajt bën një lëvizje të bukur dhe hyn me gjithë top në portë. VAR-it iu deshën disa minuta për të konfirmuar golin. Basa mbahej në lojë nga Imami.
23′ – Rreziku kalon në krahun tjetër, ku Edi Basha rrezikon me kokë, me topin që përfundon jashtë.
22′ -Tjetër mundësi për Agim Ibraimin, që godet befasisht brenda zonës, por sërish Tafas nuk kapet në befasi.
20′ – Ardit Hila ndëshkohet me karton të verdhë, pasi ndërhyn ne mesfushë ndaj Ibraimit.
13′ – E pabesueshme çfarë humbet Agim Ibraimi pas një kundërsulmi të shpejtë të Dinamos. Sulmuesi blu nuk ka shënjestrën e duhur përballë portierit Tafas, topi shkon ngjitur me shtyllën.
3′ – Demiri kroson rrezikshëm nga këndi, topi parakalon zonën e Kukësit, duke shkaktuar drithërima. Pak sekonda më pas Chinedu vë në provë portierin Tafas, që reagon i pozicionuar mirë.
1′ – Nis sfida në “Air Albania”, topin e parë e shkelmon skuadra e Kukësit.
Formacionet zyrtare:
Dinamo: (4-2-3-1): Harizaj; Siljanovski, Sofranac, Imami, Isaevski; Sidibe, Demiri; Haxhiu, Ibraimi, Mihana; Chinedu
Kukësi: (4-3-3) Tafas, Ndreca, Lulaj, Bytyçi, Peposhi, Hila, Shqiprim Taipi, Gjelbrim Taipi, Basa, Vitor Feijao, Milunovic
-Dinamo dhe Vllaznia vijnë me “humor” të njëjtë në këtë përballje, pasi blutë e kryeqytetit fituan 0-1 në fushën e Skënderbeut, ndërsa Kukësi iu imponua 2-0 Vllaznisë. Sa u përket renditjes, Dinamo ka 9 pikë, 2 më pak se Kukësi.
-Interesant fakti që të dyja skuadrat kanë pësuar të njëjtin numër golash në 6 javët e para, nga 8, por verilindorët kanë rezultuar më produktivë në fazën sulmuese me 13 gola të shënuar kundrejt 8 të skuadrës së Shkëmbit.
– Edi Basa i Kukësit dhe Stephen Chinedu i Dinamos janë mes golashënuesve më të mirë në këto javë të para të Abissnet Superiores me nga 3 finalizime.
Top Channel