Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe boshnjake, ka një qëllim të mirëpërcaktuar në kokë dhe tani, nuk ngurron ta bëjë publik.
Ai kërkon autonominë e Republikës Srpska, një entitet i ngjashëm me shtetin, i banuar nga rreth 1.2 milionë banorë, dhe me një sipërfaqe sa ishulli italian i Siçilisë dhe gati sa gjysma e territorit aktual të shtetit federativ të Bosnje Hercegovinës.
Dodik e konsideron eksperiment të dështuar Bosnjën, një vend të rrenuar nga varfëria dhe emigracioni dhe ende jo krejtësisht të rimëkëmbur që prej luftës së fundit.
Njeriu më i fuqishëm i rajonit të mbizotëruar nga serbët këmbëngul se nuk do që të jetë përgjegjës për fillimin e një lufte të re, por insiston se po luftojnë politikisht për qëllimet e tyre.
Por Der Spiegel thotë se në fakt, shumë njerëz kanë nisur të pyesin nëse Bosnje Hercegovina do të përballet me të njëjtin fat si Jugosllavia para saj, e cila u shemb nga seria e luftërave që nisën në 1991-shin dhe kushtuan 130.000 jetë njerëzish.
Pavarësisht tendencave separatist të Dodikut, situata deri tani ka mbetur nën kontroll, vazhdon media e njohur gjermane dhe në Sarajevë shumë njerëz refuzojnë t`i dëgjojnë retorikat luftëndjellëse, megjithatë në titull e thekson se serbet e bosnjes po luajnë me zjarrin duke rrezikuar një destabilizim të ri të rajonit.
Top Channel