Avokati i Thaçit – Speciales: Jeni qesharak, katër njerëz në paraburgim prej një viti e ju s’i keni akoma të plota dokumentet

29/10/2021 16:45

Është duke vazhduar seanca e tetë për ecurinë e çështjes ndaj ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Roberts tha se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që nga koha e afatit fillestar për nxjerrjen e materialeve.

“Sa herë vimë këtu është që prokuroria kërkon zgjatjen e afateve kohore, po ecim përpara por me ritëm shumë të ngadaltë. Jam i shokuar me efikasitetin e ZPS-së. Mendoj se edhe ju jeni i shokuar, po flasin për zgjatjen e afateve ndërkohë që klientët tonë janë të burgosur. Si mund të thotë një njeri me mendje të plotë, që po bëjnë cdo gjë për të akuzuarit, ndërkohë që vazhdojnë e vazhdojnë me dokumentet e të akuzuarit tonë po mbahen në burg. Kjo është qesharake. Duhet të ketë një pikë ndarëse, ata kanë vendosur t’i ndalojnë këta burra më 31 janar thonë se do ti marrin dokumentet dhe me siguri atëherë do të marrin kërkesë për shtyrjen e tyre deri në mars”, ka thënë ai.

Ndërsa avokati Gregory Keohe e quajti “qesharake” qasjen e prokurorisë duke vënë në dukje se Prokuroria në fillim pretendonte që gjykimi të niste në verën e këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA