Vettingu i politikanëve/ Rama-Bashës: Gjetje e lodhur! Nëse del si komardaret e fëmijëve, do bësh rolin e peshkaqenit

28/10/2021 11:59

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Bashës për vettingun e politikanëve duke i thënë se është gjetje e lodhur.

Ndonëse Basha i ka mëshuar shumë kësaj çështje, Rama thotë se do të diskutohet me ekspertët dhe nëse është shpëtimtare për vendin do e votojnë. Por në rast se rezulton si “komardare e fëmijëve që fryhen me gojë”, do i thonë Bashës të bëjë rolin e peshkaqenit.

Rama: Ta kuptoj se ku e ke hallin me atë vettingun tënd. Është gjetje e lodhur, se nuk ta beson njeri ty. Megjithatë nuk e diskutoj, i qëndroj parimit që kam thënë. Hajde ta diskutojmë me ekspertët tanë dhe tuaj, si doni ta bëni, mbi cilat praktika bazohet, në cilat vende ka treguar se ka sukses, nëse ne na del se kjo nismë është shpëtimtare për vendin, patjetër që do ta votojmë, nëse është komardare si ato të fëmijëve që fryhen me gojë për të bërë sikur notojnë në formë peshkaqeni, atëherë ne do themi Lulzim vazhdon vëlla bëj rolin e peshkaqenit të gomës që të mbahesh nga peshkaqeni i foltores. Le ta ndajmë këtë, keni ekspertë plot, çdo gjë që i shërben interesit të vendit, ne na keni pro. 

Top Channel