Furnizimi me ujë për banorët e qytetit të Krujës do të rinisë sot në orën 20:00 me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Krujë, deri në një njoftim të dytë, uji do të përdoret vetëm për arsye sanitare dhe jo për t’u pirë.

“Lutemi për mirëkuptimin Tuaj në zbatim të protokolleve të Higjienës dhe Sigurisë së Shëndetit Publik, që uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë”, sipas njoftimit të UKK.

ISHP ka dalë në përfundime se helmimi i mbi 600 qytetarëve në Krujë ka ardhur si pasojë e ujit duke e cilësuar si epidemi hidrike nga ndotja sipërfaqësore e ujërave nga shiu.

Për këtë ISHP bëri përgjegjës ujësjellësin se ka vepruar me vonesë për rastin dhe se ka kapur çrregullimet që i kanë ndodhur në depon kryesore.

“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus, shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothuajse shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet, epidemi e shkaktuar nga uji. Kemi konstatuar në një pikë, por rezultate kanë ardhur pa ndërhyrjes që ka bërë vetë ujësjellësi i Krujës pas pastrimit dhe klorinimit. Kam bindjen se në ditët në vijim nuk do këtë probleme. Për aq kohë epidemi hidrike, përgjegjësia i bie ujësjellësit të Krujës, duhet të kishin qenë më të kujdesshëm që me turbullirën e parë të këtij shqetësimi. Autoritetet duhet të kishin vepruar më shpejtë. Ndotja ka qenë sipërfaqësore si rezultat i shirave, ka pasur çrregullime nga ujësjellësi”, tha mjeku Ulqinaku.

Mësohet se autoritetet lokale kanë dezinfektuar depozitën kryesore që përdoret për ujin e pijshëm.

Një pjesë e banorëve e kanë marrë ujin nga autobotët që qarkullojnë nëpër qytet, kurse një pjesë tjetër e kanë blerë atë.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krujës njoftoi nisjen e hetimeve, ku theksohet se është në pritje të analizave përfundimtare, edhe pse dyshimet e para janë që uji i pijshëm të ketë pasur ngarkesë bakteriale esheria koli dhe streptokoku fekale.

Prokuroria ka zbarkuar tek ndërmarrja ujësjellës-kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente si dhe janë marrë në pyetje drejtuesit e këtij institucioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA