Rama tallet me gafën e Bashës: Hajde prap javës tjetër me “burimin e PD” dhe flasim. Me këtë gropë që po të hapet…

28/10/2021 11:50

Replika mes Ramës dhe Bashës vijon në Kuvend. Kryeministri Edi Rama ka përmendur menjëherë gafë e Bashës me të cilën qeshi e gjithë mazhoranca dhe i tha se javën tjetër të shkojë me “burimin e PD” dhe të flasin.

Nga ana tjetër, i kujtoi se nuk ndërhyn në PD derisa ia kërkon ai dhe e pyeti përse i kujton historinë e bashkisë së Tiranës. Nuk mungoi edhe ironia se nuk e di kush zgjohet i pari në sabah se është i fundit që ngrihet.

Rama: Unë e konsideroj kohë të shfrytëzuar me efektivitet atë që harxhoj me ty dhe një gjë duke iu referuar atij burimi të PD-së kostot maten me m2 jo me numër shkollash se ka shkolla që janë me pa letra të mbyllura, me kënde sportive të hapura, më të mëdha, më të vogla, prandaj, jeu një porosi ekspertëve të ti bëjnë llogaritë me kosto për m2 të shkollave.

Hajde prap javës tjetër me burimin e PD dhe flasim. Mos e bëni si me unazën e re që ulnit dhe ngritin koston e lartë për km a thua se janë si metrat e teritalit. Kur blen, e blen njësoj, për metër. Tani që po e shohin të gjithë se çfarë bëhet aty, është e qartë se është 1 km për fushë, është një vepër inxhinierike me një sërë tunelesh. Këto janë gjëra shumë të thjeshta dhe ti gropën e Hajdin Sejdisë e ke mbushur se s’ke pasur punë tjetër. Me këtë gropë që po të hapet, do të duhet shumë që ta mbyllësh.

Sa për PD, nuk shqetësohem unë. Nuk e bëj derisa ju na ftoni ta bëjmë këtë gjë. Kur ju na ftoni në këto, çfarë të them unë? Kur thua që do shkosh pranë njerëzve, çfarë të them unë? Nuk e di, të kërkoj me qiri. Ku i ke njerëzit? Çfarë të bëj unë me ty? Ku e di ti kush ngrihet në sabah në këtë vend? Ti vjen gjithmonë në fund dhe të duhet një kohë që të vësh në punë makinerinë tënde. Pse më detyron? Çfarë po më thua për historitë e bashkisë së Tiranës? Pse ma kërkon me zor atë që e dinë të gjithë? Ndryshe nga ti, unë nuk jam nga ata që i gjëmon dynjasë me emra. Secili përgjigjet para ligjit e organeve që merren me zbatimin e ligjit. Të marrësh mikrofonin e të përmendësh emra? Cilët emra përmend unë? E kisha për Babalen unë por se kuptove ti.

Top Channel