Rama sfidon Xhaferrajn: Ju ftoj të hapim së bashku dyert e shtëpive të rindërtuara. Ta mban të vish në Lezhë?

28/10/2021 11:06

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj sa i përket akuzave për tërmetin se qeveria përfitoi nga fatkeqësia për të rrafshuar sheshet.

Rama e ftoi Xhaferrajn, por jo vetëm që të shkojë dhe të verifikojë nga afër shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti, ndërsa sqaroi se procesi i rindërtimit nuk ka mbaruar ende, për shkak se hyri në mes pandemia.

Rama: Ju sytë ju janë imunizuar prej shumë vitesh nga plehrat, nga shëmtia, nga deformimi, se ndryshe nuk do ishit krenar a kthim për gjithë masakrën urbane që keni propozuar si një mrekulli të 8 të botës në Shqipëri. Në kohën kur ju qeverisni duhet dalë me duar në hundë dhe në sy për të mos parë dhe marrë erë. Kjo është karakteristika e qeverisjes suaj dhe këtu nuk kemi çfarë diskutojmë se kemi një konflikt estetik, në raport me atë që është edhe dallimi i madh. Mes epokash këtu është e kot të flasësh, për ju janë të tepërta, kot, këto për të cilat flasim dhe investohemi ne.

Ju them që numri i familjeve që sot gëzojnë shtëpinë është i madh dhe do të rritet në javët e fundit dhe ju ftoj të na bashkoheni në hapjen e dyerve të shtëpive dhe apartamenteve për mijëra familje deri në 26 nëntor, kur bëhen edhe 2 vite nga tërmeti dhe do shikoni me sytë tuaj se si në Ishëm, Thumën, Fushkrujë dhe Laç, Bubq, j’ua mban të vini edhe në Lezhë, Tiranën ja ku e kemi shkojmë bashkë te 5 Maji dhe t’i shikoni me sytë tuaj se ka shumë gjëra që mund të flisni, kritikoni dhe mund të ngrini pretendime, por për tërmetin mendoj t’i rrini larg shumë se bëheni qesharakë.

Sot e gjithë ditën në Italinë fqinje që është vend i G7 njerëzit janë akoma në rulota prej 15,9, 12, vitesh pas tërmetit. Jo se ne jemi më të zotë por se nuk kemi luksin ti lëmë njerëzit të presin, të gjithë do marrin atë që ju takon, me një ndryshim të vetëm që afatet të spostohen si rezultat i pandemisë, bllokimit të kantiereve, dhe i domosdoshmërisë për të garantuar cilësinë maksimale. Asnjë familje që është kthyer dhe do të kthehet nuk është sot dhe nuk do jetë nesër në shtëpinë e re, por do jetë shumë e mirë dhe gjithë ajo krizë është kthyer në një prespektive të re për të gjitha familjet në të gjitha pikat ku ka goditur tërmeti.

Duke ju lënë si këshillë që të shkoni dhe në Shijak, e Kavajë, afër i keni po të keni nevojë për ne, ne vijmë dhe na i thoni në sy atje. Atë që shoh unë ju nuk e shihni. Kaq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA