Rama “këshillon” Bashën: Dilu zot njerëzve të tu e mos i lër rrugëve! Ndrysho sa nuk është vonë

28/10/2021 11:54

Në fjalën e tij në Kuvend, Edi Rama ka reaguar ndaj Bashës duke i thënë që tu dalë Zot njerëzve e të mos i lër rrugëve. Kryeministri i kërkon që të ndryshojë se nuk fiton dot me kriminelët apo bosat dhe me mënyrën e të folurit nuk e beson askush.

Rama: E them me krenari se sa km e sa njerëz kam takuar unë, nuk i kanë takuar të tërë kryeministrat, ndërsa zotrote nuk ka takuar as njerëzit e partisë tënde dhe më tregon mua çfarë është të jesh pranë njerëzve.

Ti je vonë për ta mësuar, por të paktën dilu zot njerëzve të tu e mos i lër rrugëve. Mos hajde këtu të bësh leksione morali e të ndysh shtëpitë e shqiptarëve sa herë del ul e ngri hajduta, kriminela e bosa se nuk ka ta borxh njeri. Arsyeja pse nuk fiton nuk janë as kriminelët, as bosat, por je ti. Me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush. Ti gënjen veten tënde dhe të tjerët për njëfarë kohe, ndrysho sa nuk është vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA