Rama jep datën, ja kur do të hapet rruga e Arbrit. Kërkon “vëmendjen” e Bashës: Për ty jam këtu. Harroji ultimatumet

28/10/2021 12:30

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se më 29 nëntor do të hapet rruga e Arbrit. Teksa po shpjegonte detaje për PPP, kreu i PD filloi të fliste me deputeten Dhurata Çupi ndërsa Rama i kërkoi që të ketë vëmendjen e tij sepse do mësonte ndonjë gjë.

Nga ana tjetër, Rama i tha se mund të shkojë të bëjë vizitë tek rruga e Arbrit së bashku me Çupin, por të ketë kujdes rrugës. Basha e përmendi shpesh “gropën që ka mbyllur”, ndaj Rama i theksoi se nuk duhet ta përdorë më.

Rama: Shifrat janë shifra, pastaj hajde ti interpretojmë, por jo të kthesh shifrat në opinione. Del me letra që nuk i kupton. Mos i merr se ngatërrohesh. Ti nuk kupton gërmat se çfarë thotë FMN e Venecia për vettingun. Ku di ti? Ti i përdor sipas këngës së radhës që ke. Këto janë gjëra që diskutohen në tryezë mes përfaqësuesve. Nëse mendon se bën amendamente e nisma me ultimatum, harroje. Të thashë mos vazhdo për këtë gjë kur edhe në selinë e partisë tënde futesh nga mbrapa sepse ka njerëz dhe nuk duhet çfarë foltore të shfaqet para. Hajde këtu fol për çështjet e njerëzve. E di çfarë janë miliardat që përmend?

Po të them që jo vetëm që nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë për PPP dhe nuk kompleksohem fare çfarë thoni ju se me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte por faktet flasin. Më 29 nëntor do të hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit me të vetmin problem në qafën e Murrizit, e gjithë pjesa tjetër është gati. Dhe ja çfarë bën këtu PPP. Nëse ajo që ndodhi me tunelin e Murrizit?

Dëgjo çfarë ndodhi Lulzim. Nuk vazhdoj se për atë jam këtu. Dëgjo Lulzim mëso ndonjë gjë. Do të duhet të nxirrnim një mal me lekë si ato që keni bërë ju për të bërë foltoren në tunelin e Elbasanit. Ty të nxori llumi përpara e tha ja ku e keni djalin tonë. Pasi i ratë daulles atje, u deshën sa e sa para për të vazhduar e për tu marrë me rrëshqitjet dhe llemeritjet e projektit. Sikur kishit bërë trampolinë për të kërcyer llumi. Me PPP s’kemi punë fare. E rëndësishme është që me paratë që përndryshe do të duheshin vite akoma për tu bërë rruga e Arbrit, do të paguajmë në vite atë kthimin e investimit për një rrugë që është gati atje. Merre dhe deputeten e Dibrës dhe kaloni meqë e ke konsulente. Por kini kujdes rrugës. Njëri thotë më ka marrë peng ky… Këto janë hallet tuaja, jo tonat. Faktet janë fakte. Mos e përdor me gropën e Hajdinit.

Top Channel