Rama ironizon Bashën: E ke lexuar ti raportin e FMN? Nuk i raporton ajo vdekjet o Lulzim!

28/10/2021 12:09

Gjatë fjalës së tij në Kuvend sot, Kryedemorakti Basha citon një raport të FMN, duke thënë se sipas këtij raporti Shqipëria është një ndër vendet me vdekshmëri të lartë si pasojë e Covid-19.

Kryeministri ironizon fjalët e Bashës, duke thënë se ky i fundit nuk e ka lexuar raportin, dhe se në raportin e FMN-së shkruhet për ekonominë në vend, ndërsa për raportin e vdekjeve merret tjetër institucion.

“E ke lexuar raportin e FMN, nuk i raporton ajo vdekjet Lulzim, nuk është FMN që i raporton, është tjetër institucion, FMN në raportin e vet ka thënë që ekonomia ka treguar qëndrueshmëri! Çmë thua mua tani. Te kush FMN e ke lexuar. Mblidh burimet, shtrëngohu dhe fokusohu!”, u shpreh Rama.

Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit edhe për ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve dhe akuzon Bashën si të përfshirë në abuzimet me sasitë e mbetjeve.

Rama: Të vijmë tek çështja, po Lulëzim, jo vetëm që jam i bindur me ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve, është bërë një hap i madh përpara, nuk diskutohet kjo, por patjetër që ato investime janë bërë pikërisht për të mos lejuar që të vazhdojë territorin për humbje mbeturinash ilegale. Tu japësh njerëzve alternativën e helmit, mund ta bësh por prap është arsye pse humbet. Janë të detyruar që mbetjet ti çojmë atje që të mbyllet një histori e helmit në mjedis, dhe një tjetër historia e abuzimit. Ka abuzim historik me sasitë e mbetjeve dhe ti e di shumë mirë këtë. Je marrë me Sharrën për një kohë të gjatë dhe i di mirë! Ti nuk merresh me shifrat janë të tjerë që merren me ty, po ti pyesësh do të thonë që po kshu është. Përqendrohu kur flet. Nëse më thua të lëmë plerat rrugëve s’mundemi, duhet ti mbledhim në pikat e grumbullimit.

Top Channel