Ministrja Balluku përplaset me Helidon Bushatin: Morët 120 mln euro kredi për TEC-in e Vlorës dhe nuk u ndez asnjë ditë, ja investimet që bënte PD

28/10/2021 16:32

Deputeti i PD Helidon Bushati u përplas në Kuvend me ministren e Energjitikës Belinda Balluku për sektorin e energjisë.

Bushati i kërkoi llogari ministres së çfarë veprash të energjisë së rinovueshme ka bërë qeveria, duke shtuar se projektet si Karavastaja, Spitalla etj kanë mbetur pezull.

Helidon Bushati: Për sa i përket diversifikimit që është kusht bazë për stabilitetin, të gjitha veprat e energjisë së rinovueshme me burime të rinovueshme, janë bërë nga PD. Po PS çfarë ka bërë, na dalin e na thonë panele fotovoltaikë.

Keni bërë Nartën që e keni pezulluar, Karavastaja ka tre vite që nuk ecën po Spitalla?
Pse e keni mbishfrytëzuar kaskadën në qershor dhe gusht, ishte viti me më tepër reshje.

Menjëherë pas Bushatit,ministrja nxitoi të replikonte se investimet që po bën qeveria tani duan kohën e tyre, duke përmendur si projekt të dështuar të PD, TEC-in e Vlorës.

Balluku: Pa përmendur emra, e dini çfarë investimi keni bërë, 120 mln euro kredi në tecin e Vlorës, keni bërë një investim aty që nuk është ndezur asnjë ditë, 120 mln euro të cilat paguhen sot nga KESH, dhe nuk është ndezur asnjë ditë,ja këto janë investimet tuaja.

Kur u bë Karavastaja 3 vjet, një vit ka, se ka përfunduar marrja e lejeve, pse si bëhen gjërat këtu. Çdo gjë me kohë dhe sipas rregullave.

Top Channel