Mazhoranca shkrihet së qeshuri nga “gafa” e Bashës, kreu i PD: U shkritë se qeshuri ë? E hëngrën…

28/10/2021 11:39

Kreu i PD ka shkrirë së qeshuri mazhorancën teksa fliste për shifrat e Agjencia e Prokurimit Publik. Në vend që të thoshte burimi i informacionit: “Buletini i APP”, tha “burimi PD”.

Sipas Bashës, e bëri qëllimisht, por deputetët e mazhorancës, ministrat dhe kryeministri nuk mbajtën dot të qeshurën. Edhe kreu i opozitës e kaloi me të qeshur dhe vijoi fjalën e tij duke thënë se këto shifra janë nga APP-ja.

Basha: Tenderat e zhvilluar për programin e rindërtimit të objekteve arsimore nuk janë ndërtuar nga qeveria por nga Bashkimi Europian, që qëndron në krye të listës për ndërtimin e shkollave me një fond prej 15 milionë euro kurse Bashkia e Tiranës qëndron e fundit. Burimi Partia Demokratike (qesh, duke bërë shaka) 

U kënaqët ë? Jo o jo. Agjencia e prokurimit publik. Shiko si qeshin. Afroje pak. Jo siç tha herën e fundit. E hëngrën? Shikoni si qeshin. Menduan se ishte PD. Do qeshni tani? Shikoni shifrat tuaja. Po merreni me shifra të tjera. Ja ku i ke provat e çdo shqiptari të goditur nga pandemia. Zhyten në borxhe, i ke në tufinë dhe Sharrë nëse nuk ke kohë të dalësh jashtë Tirane. Në raporte me shtëpinë e shqiptarëve, në xhepat e shqiptarëve dhe shkaktari je ti, kështu që mos u kap kot pas trekëndëshit të Bermudës, megjithëse je një nga brinjët. Koha ka marrë fund. Misioni im është të mos bëjmë asnjë kompromis me të keqen, qoftë me krijimin e një koalicioni apo dhënies besim të një njeriu. E kam dhe unë pjesën time të fajit pse je aty.

Këto janë lekët e shqiptarëve, ku i çoni, meqë doje faktet. Këto janë shifrat. Dhe se sa qejf i ke plehrat ti e tregove në fushatë. Ti që na flet për pastrimin e Shqipërisë, i vure flakën Durrësit, Kavajës.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA