Maqedoni e Veriut/ 436 raste dhe 7 të vdekur nga COVID gjatë 24 orëve
28/10/2021 20:48
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 436 raste të tjera me koronavirus, ndërsa 321 pacientë fituan betejën kundër pandemisë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 201.292, prej të cilëve 187.695 janë shëruar.
Vendi po ashtu ka regjistruar 7 viktima të tjera, duke e çuar në 7.098 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.499.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.375.566 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.732 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Top Channel