“Keni shitur Kosovën!”/ Mbështetësit e Vuçiç sulmojnë përfaqësuesen e Parlamentit Evropian

28/10/2021 18:24

Mbështetësit e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit kanë sulmuar verbalisht Viola von Cramonin, përfaqësuese e Partisë Gjermane të Gjelbër dhe Parlamentit Evropian.

Vizita e sotme në Loznicë dhe Gornji Nedeljice e Viola von Cramonit ishte për të mbështetur qytetarët e këtij rajoni.

Banorët e kësaj zone kanë paraqitur problemet me kompaninë Rio Tinto dhe njoftimet për ndërtimin e minierës.

Para se Von Cramon të mbërrinte në Gornje Nedeljice, u shfaqën këshilltarët e SNS-it.

Von Cramon arriti në Nedeljivci e shoqëruar nga lideri “Së bashku për Serbinë”, Nebojsha Zelenoviq dhe ajo u prit nga mbështetësit e SNS-së, të cilët u mblodhën para saj dhe filluan të bërtasin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të na e merrni Kosovën”.

Ajo e pranoi me një buzëqeshje dhe pasi i pyeti në anglisht nëse donin të diskutonin diçka me të, ajo mori përgjigjen “Jo me ty. Këtu flitet vetëm serbisht. E keni shitur Kosovën, ju lutem. Këtu, Zelenoviq e di, ai është një njeri i arsimuar”, dëgjohen duke thënë mbështetësit e partisë së presidentit serb.

Top Channel