Fjalori i përdorur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka acaruar zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i fundit ky që i ka kërkuar të respektojë etikën e të folurit.

Në diskutim me mua ruaj etikën se edhe unë e ruaj edhe kur ju e humbisni. Unë flas me kolegët ti vazhdo punën tënde. Unë se humbas etikën asnjëherë edhe kur ju thoni jo tigri, jo elefanti etj, etj,”, tha Ahmetaj.

Më herët Basha disa herë iu drejtua Ahmetajt duke i thënë “tigër”, “çirak”, ndërsa Ramën ‘usta’.

“Kujt t’i djegë le ta mbajë s’kam ndërmend të harxhoj kohën me çirakun, duke qenë se ustai u largua. Qytetarët do vazhdojnë të pyesin si ka mundësi që nuk u ngopët duke i bërë dëme familjeve shqiptare. Zgjidhja afatgjatë për jetët e tyre është zhdukja e një tjetër takse. Kjo është taksa e korrupsionit, një gangrenë që e ndjen çdo shqiptar, e ka çdo raport ndërkombëtar, ndaj të zhdukim taksën më të rëndë për shqiptarët bashkë me propozimin tonë për uljen e TVSH. Lërini dënglat e atij që e di që propozimi ynë është në përputhje me opinionin e Venecias dhe të votojmë vettingun në politikë”, tha Basha.

Top Channel