“I kam dhëmbët e mi, kujdesem për to”/ Basha ironi me Ramën: Njëherë që të kafshova u zhduke tre javë

28/10/2021 12:16

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke i thënë se atij nuk i dhemb asnjë dhëmballë, madje i ka shumë të shëndetshëm dhëmbët se kujdeset shumë për to.

Po ashtu Basha vijoi duke thënë se njëherë që dhëmbët e tij e kafshuan Ramën, ky i fundit u zhduk për tre javë dhe vetëm këta të dy e dinin se ku ishte.

“E ka hallin se më dhemb mua dhëmbi. I kam dhëmbët e mi dhe i kam shumë të fuqishëm dhe kujdesem për to. Mos e qaj hallin e dhëmbëve të mi se njëherë që të kafshuan u zhduke tre javë, nuk i the as partisë së ku shkove. Vetëm ti edhe unë e dinim nga shkove nga burime të ndryshme sigurisht”, tha Basha.

Top Channel